Prizrenin do të rikthehet ndër vendet më të bukura në Evropë vetëm nëse në Prizren fiton PDK-ja, që ka vizion dhe mision ndërtimin e Prizrenit –Nga; Dr. Nexhat Çoçaj

0

Zgjedhjet lokale për qytetin e Prizrenit, do të jenë nga më interesantet në historinë e zgjedhjeve lokale deri më tash. Ngase më në fund qytetarët e Prizrenit gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes së Vetëvendosjes e kanë kuptuar se çfarë do të thotë premtim dhe çfarë realizim. Në të vërtete Vetëvendosje në Prizren ka ardhur në pushtet përmes fjalorit ofendues dhe përmes qëndrimeve jo të drejta të partive politike e në veçanti të LDK-së dhe NISMA, të cilat parti e përkrahën VV vetëm për çështje inate me PDK-në e jo pse kishin programe të përbashkëta me VV. Pavarësisht asaj çfarë ndodhi katër vjet më parë, këtë vit qytetarët e Prizrenit janë bindur se vota e tyre nuk ka shkuar në emër të ndryshimit, por në thellim të keq menaxhimit. Nuk ka asnjë sektor ku qeveria e VV ka treguar sukses apo i ka mbajtur premtimet. Qyteti për katër vite vetëm sa është degraduar dhe nuk ka asnjë shenjë të ndryshimit, apo të përmirësimit. Për 4 vite nuk është realizuar asnjë projekt që do të mbahet mend nga qytetarët. Projektet e nisura nga qeveria e kaluar për katër vite u bllokuan dhe nuk vazhduan. Zhgënjimi i qytetarëve të Prizrenit me mos realizimin e premtimeve, me mos ndryshimet në emër të cilave erdhën në pushtet, në zgjedhjet e 17 tetorit do të dinë që ta hedhin votën për partinë, që ka vizion, ka dëshirë dhe vullnet për t’u angazhuar për qytetin. Pra do të votojnë për punën e jo fjalët. Do të votohen për përmirësim të jetës e jo për stagnim, do të votohet për prosperitet e jo për vendnumërim. Qytetari besoj sa ka mësuar gjatë këtyre viteve se me gënjeshtra dhe me gojën plot drejtësi, të veprohet në dëm të çdo interesi për qytetarin. Këta katër vite të qeverisjes së Vetëvendosjes në Prizren, janë pasqyra më e mirë ku qytetari mund ta shoh realitetin se si VV është parti, që fjalën e ka armën më të fuqishme, për ta mashtruar popullin, për ta futur urrejtjen në mes qytetarëve dhe për t’ frikësuar qytetarët me format më antidemokratike. Qeverisja e VV në Prizren, duhet t’i shërbejë çdo qytetari të ndershëm, për të parë se si ata kanë ardhur në pushtet, duke fyer e duke shpifur, duke trumbetuar për gjoja drejtësi, respektim të ligjit e të vullnetit të popullit. Po të ndalemi dhe të shikojmë se çfarë ka ndodhur në Prizren për katër vite, vështirë se mund të gjesh ndonjë përparim, apo ndryshim. Çdo gjë që u premtua u la anash, u përbuz vullneti i popullit dhe çdo gjë e ndërtuar me mund mbeti në vendnumërim. Të shikojmë arsimin, ku vazhdimisht në të kaluarën ka pasur shantazhe nga më të ndryshmet, ndërsa sot arsimi në Prizren është kthyer në një mallkim. Për 50 % është keqësuar siguria në shkolla, ka rënë cilësia, mungon kontrolli i mbajtjes së orëve mësimore, asnjë konkurs nuk është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe sipas procedurave. Në emër të ndryshimeve, sot po veprohet më keq seç është menduar. Hiqen meritorët e vendoset militantët. Shkarkime e ndërrime jo në vlera, por vija partiake kemi parë gjatë gjithë kohës dhe kjo po e ngulfat Prizrenin në çdo aspekt, sepse tjetër kush vendos për Prizrenin, vendos militantizmi e jo arsyeja. Urdhrat që vijnë në Prizren e që po zbatohen, secilën ditë po e keqësojnë jetën e qytetarit, tregtarit, mësuesit, studentit, nxënësit e të papunit. Respektimi i të drejtave të punonjësve është kthyer në një urrejtje. Toleranca ndëretnike ka kaluar në kërcënime të hapura, duke i kërcënuar pakicat në format më primitive, për t[ votuar për VV, në vend që t’ua japin mundësinë që të integrohen me mirëkuptim. Sot përdorin format më të egra për ta dezinformuar qytetarin se gjoja opozita është fajtore për ngecjet, për aktakuzat, për arrestimet, për ndërrimin e drejtorëve. Por, koha e mashtrimeve po afron dhe qytetari po bindet se VV ka përdorën fjalën dhe demagogjinë si parim, që për katër vite nuk u pa në asnjë sferë të jetës. Por populli mendoj se është vetëdijesuar dhe do të dijë që ta vlerësojë premtimin dhe realizimin. Interesin personal e partiak nga interesi i përgjithshëm. Ka ardhur koha, që t’i thuhet me gjuhën e votës stop qe qeverisjes së VV –së në Prizren dhe ta ndalojë degradimin e stagnimin e Prizrenit dhe ta fotoje PDK-në dhe kandidatin e saj, për të cilin edhe para katër vutëve qytetari deshi ta votojë, por fuqia e premtimeve të thata, pra fjalët boshe i vunë në lajthitje edhe partitë tjera, të cilat e keqpërdoren vullnetin e popullin dhe ia afruan fitoren VV, e cila siç ua ktheu shpinën qytetarëve ua ktheu shinën edhe partive politike, duke u ndarë në mënyrë më të keqe nga ato, që e ndihmuan të vjen në pushtet. 17 tetori do të jetë, dita e shikimit në pasqyrë të vetvetes dhe mundësia për ta renditur sërish Prizrenin ndër vendet më të bukura në Evropë dhe kjo mund të arrihet vetëm në Prizren fiton PDK-ja që ka vizion dhe mision ndërtimin e Prizrenit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *