Prizrenin po e pretë një e ardhme e ndritur nëse realizohet projekti i ‘’Lëvizjes për Përparimin e Turizmit’’
Organizata’’ Lëvizja për Përparimin e Turizmit’’me seli në Prizren, sot, ka bërë me dije drejtori ekzekutiv i kësaj Organizate Kujtim Kurti , se organizata po vie me një projekt kapital për Prizrenin. –‘’Lëvizja për Përparimin e Turizmit’’ dhe drejtori ekzekutiv Kujtim Kurti, vie me një projekt kapital për Prizrenin. Projekt i cili ka për qëllim që Zona e Trashëgimisë të jetë më hapësira të gjelbërta. Pastaj të jetë pa mjete motorike e të jetë më shumë parkingje nëntokësore. Pastaj ai planifikon që kjo zonë të mos ketë asnjë automjet motorik dhe të ketë hapësira për zhvillimin e turizmit, që kësaj zone brenda viti të vijnë jo më pak se 2 milion turistë në vit. Ai me këtë rast tha se për realizimin e këtij projekti do të i duhet edhe një referendum qytetarëve. Prandaj, kur të merret miratimi i qytetarëve të Prizrenit për këtë projekt janë të premtuar jo më pak se 214 milion euro , e ndoshta edhe më shumë se kjo vlerë. Ai me këtë rast tha se do të ketë bashkëpunim edhe me komunën e Prizrenit,. Ai projekt është njëri ndër projektet më kapitale që i duhet rikthimit të traditës së Prizrenit. Porosia e drejtorit ekzekutiv të kësaj lëvizje z, Kurtit është të gjithë të jemi për të mirën e këtij qyteti ta kemi Prizrenin më të mirin në Ballkan. Prandaj ai porositë që Prizreni të bëhet qytet për të gjithë dhe të jete qytet turistik ku do të ketë edhe rikthim të Lumëbardhit në disa jaze e kështu qyteti të bëhet një nga ato qytete që prite të vizitohet nga miliona turistë, por duke ju krijuar atyre hapësira të konsideruara.,pohon z Kurti./Rtv Besa/