PrizreniPrizreni dhe gjithë Kosova dëshmorët duhet ti nderojnë se ata ishin bazament i kësaj lirie u tha sot me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prizrenit
Dita e dëshmorëve të komunës së Prizrenit sot, u nderua me homazhe në varrezat e dëshmoreve dhe me kurora tek Monumenti i lirisë në Prizren. Me këtë rast ish komandanti i UÇK-së Zafir Berisha, për mikrofonin Rtv ‘’Besa’’, tha se kjo datë ka rëndësi të madhe jo vetëm që është datë simbolike që paraqet ditën e Varrimit në varrezat e dëshmorëve në Landovicë , por për faktin e tashmë kjo datë është simbolika e lirisë dhe pastaj vazhdoi
Derisa njëri nga themeluesit e celulave të e para të UÇK-së Nahit Hasani sot duke përkujtuar këtë dëshmorët e komunës së Prizrenit edhe njëherë apeloi jo vetëm komunën e Prizenit, por gjithë kosovarët që të rikujtojnë lavdinë që bëri UÇK-ja duke sjellë lirinë e Kosovës, kure për fat të keq tani në Hagë po mbahen padrejtësisht krerët e kësaj ushtrie. Ai nuk harroi të rikujtojë se falë sakrificës së atyre që sot janë në Hagë dhe gjakut të dëshmorëve ne po e gëzojmë këtë liri.
Dita e dëshmorëve të komunës së Prizrenit në të ardhmen duhet të jetë më e dinjitetshme dhe me më shumë aktivitete sepse është njëra nga datat simbolike për luftën e UÇK-së dh për lirinë që sot e gëzojmë.