Procedohen me rritje pagat e janarit për sektorin publik

                    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftoi se sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro. Përmes një postimi në Facebook, Murati ka shkruar se në vitin paraprak buxheti për paga ishte 17 %, derisa në këtë vit është shtuar edhe 5 %.Madje, Murati pretendon se në këtë mënyrë do të tejkalohet norma e inflacionit.“Sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro, të përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024. Kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik. Buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17% më i lartë sesa viti paraprak. Kurse sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%”,thuhet në postimin e Muratit./teve1.info/.