Prof, Dr. Bytyçin me shumë po e pengon Thaçi e Veseli se Milosheviqi, athua ka tmerr më të madh se ky veprim o Zot?!!!- Shkruan:Salih Çoçaj
Tani kur secili shqiptar që është shqiptar, që fletë shqip,e që bukës i thotë bukë, e ujit ujë, domosdo se e brengos fakti se pse kuzhina e Beogradit dhe Moskës bënë kaq shumë që të ti dërgojë në Hagë dy figurat më emblematike të luftës dhe paqes në Kosovë, njeriun e parë të shtetit presidentin Hashim Thaçi dhe njeriun e parë të opozitës së mirëfilltë e demokratike Kadri Veselin në Hagë. Kur secili shqiptar e ndien vetëm të fyer nëse këto dy figura i dërgojnë padrejtësisht në Hagë për ta gjykuar lirinë e Kosovës, Për ta gjykuar lirinë dhe gjakun e derdhur për Kosovë, për ti gjykuar pjesët e gjymtyrët e lëna istikameve të lirisë dhe gjakun e derdhur e të mijëra dëshmorëve. Pastaj dhunimet e grave e vajzave e bile edhe burrave të Kosovës.. Ajo tentativë ka dërguar adrenalinën e durimit deri në një protestë të përgjithshme , nëse këta ftohen atje. Por , ja që gjendet një më shumë se i vetëquajtur prof dr Enver Bytyçi nga Shqipëria dhe ai pa fije turpi mundohet të bëjë të vetëquajtur analiza politike duke u interesuar se pse po vonohet ftesa për në Hagë, Po a ka gjë më të tmerrshme se kjo vallë. Kur një Profesor i këtillë i vetëquajtur më shumë e pengojnë këta dy pinjollë të lirisë se sa vetë gjakatari Millosheviq, Ai bile edhe shkruan lidhur me këtë kështu’’“Besoj se Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë është nën presion politik të aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë. Dihet tashmë se aktorët ndërkombëtarë kanë interesa, vizione, koncepte, projekte jo të njëjta në Kosovë. Kjo do të thotë se ata punojnë me njerëz dhe grupe të caktuara për implementimin e ideve dhe projekteve që kanë. Dikush ka interes që Hashim Thaçi të vazhdojë të mbetet në skenën politike të Kosovës…..’’ E merre me mend kjo e pengon profesor Enver Bytyçin, këto as që do të duhej të thuhet e shkruhet për një profesor të këtij niveli që më shumë e pengojnë bijtë e lirisë se sa gjakatari që gjithë bota u ngrit dhe e luftojë përmes NATO-së. E si ti thuhet ndryshe kësaj o Zot?!!!! Kjo vërtetë besojë se nuk do koment…sepse është vet tmerri…… E gjithë bota e di vlerën e liridashësve dhe luftëtarëve të lirisë pos profesorit Bytyçi, i cila tashmë po jep shenja të qarta se është shitur keq tek sllavët. Por mor profesor sa harxhon bojë e mend nëse ke ndonjë fije , pse nuk i mundon e harxhon të kritikosh gjakatarin Millosheviq, dhe ata që edhe njerëzit e gjakut tendë i vranë, i shanë i varën e çnjerëzuan….., O profesor duke shpresuar se kjo do të jetë hera e fundit që do të merrem me të shituarit si ti, me beso se historia do të gjykojë keq ty dhe tradhtinë tënde që po e bënë ndaj lirisë së Kosovës……./qendrapress.com/