Profesor Sulejman Mehazi, po na befason pafundësisht, si e dini ju gjithë këto sekrete???!!! -Shkruan :Salih Çoçaj

0

     Këtyre ditëve  që nga shkuarja  e çlirimtarëve në  Gjykatën e Hagës , fati i keq  për kombin tonë  është se na dolën  lloj lloj mendimesh, Ne nuk e  dimë se kush kënd  e ka vra?!, Por,i nderuar profesor Mehazi  ju nga  i dini këto informacione?!, Mos  po ndikoheni keq nga  instancat  serbe e  ruse  sepse  edhe sigurimet e këtyre  dy shteteve armike  për Kosovën  thonë kështu. Por,nejse ju i dini  mirë  është, të i bëni publike, Por, jo me  hamendje. Ju duhet të keni përgjegjësi për faktet publike dhe  fjalën publike, Si mund të  thuani kështu prof Mehazi, po kujtojë me kaq ‘’haz’’ mos  i merrni këto punë. Ehh  këto  punë nuk duan ‘’haz’’, por duan dije  e fakte të cilat   duhet ti thuani në  prokurori ju e jo të krijoni opinione,por ato duhet ti mbani edhe përgjegjësi  Ju profesor shkruani  “Kadri Veseli e ka barrën më të madhe para Gjykatës Speciale nga të gjithë të akuzuarit e tjerë, baza apo thelbi dëshmues e argumentues i Gjykatës Speciale do jetë ish-udhëheqësi i SHIK-ut Kadri Veseli. Nuk është e rastësishme vetëdorëzimi i parakohshëm i Kadri Veselit ..’’Kjo  tregon se ju me  akuza të pabazuara  keni marrë  këtë rol. Sidoqoftë  mirë është të  na  tregoni se ku e i i dini këto që  i kontaktoni?.Pastaj  nëse  këto i ke  vetëm  ‘’Fjalë në  erë..’’   ju më së miri e dini dhe e kuptoni  çka do të thotë  të  krijosh  lajm të pabazë..Për të tjerat  jemi në  pritje të  dëshmive  tuaja  profesor  se  prej nga I dini?! Kush  ju tregon juve  gjithë këto sekrete?! dhe na  trego  të këtilla fakte  e  mundësisht më pak konstatime personale. Besimi nuk fitohet më  fjlë  në erë, besimi fitohet  profesor më fakte ../qendrapress,com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *