Profesoresha Sazana Çapriqi diagnostikohet me kancer, familja kërkon ndihmë për shërimin e saj

0

Profesoresha Sazana Çapriqi është diagnostikuar me kancer, dhe vajza e saj është duke kërkuar ndihmë për mbledhjen e parave për shërimin e nënës së saj. vajza e Sazana Çapriqit ka bërë të ditur se për shërimin e nënës së saj nevojiten 300 mijë euro.

Çapriqi është bashkëshortja e poetit Basri Çapriqi i cili nga e njëjta sëmundje kishte vdekur 2 vite më parë.“Në mes të pandemisë, nëna ime Dr. Sazana Çapriqi, e theu këmbën e saj, dhe doktorët në Kosovë e operuan dhe ia vunë këmbën në vend. Tre muaj pas operimit, ajo ende kishte probleme në të ecur dhe filloi të kishte dhimbje të forta. Atëherë, doktorët në Kosovë bënë një CT dhe panë se kishte thyer një unazë kurrizore. Gjithashtu thyerja e mëparshme nuk kishte përmirësime, dhe kishte nevojë për një operacion tjetër për të vënë një protezë.

Pasi që e menduam situatën, vendosëm të kërkojmë ndihmë në Gjermani, meqenëse doktorët në Kosovë menduan se arsyeja mund të ishte ndonjë tumor. Fatkeqësisht, doktorët në Gjermani konfirmuan se kishte edhe një thyerje në femur, të cilën doktorët në Kosovë nuk e kishin vënë re dhe e cila ishte përkeqësuar shumë.

Në Gjermani, doktorët e operuan nënën time dhe vendosja e protezës kaloi me sukses. Mirëpo, kur morëm testin e ashtit, u konfirmua që ajo ka “multiple myeloma” me lezione në eshtra.

Doktorët thanë se sëmundja është mjaft agresive dhe thonë se duhet të fillojë me kemioterapi sa më shpejt të jetë e mundur, për t’iu shmangur dëmtimit më të tutjeshëm të veshkave dhe trajtimit me dializë. Kemioterapia do ta përgatisë për transplant të palcës kurrizore, trajtim që nuk bëhet në Kosovë”, ka bërë të ditur vajza e profesoreshës Çapriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *