Profil pas vdekjes: Kush ishte Haki Rugova
Haki Rugova, ish-kryetar i Istogut, vdiq sot në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, transmeton Reporteri.net.Rugova, u lind në Istog më 23.02.1957.Në vitin 1989, kur edhe u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës, Rugova iu kishte bashkuar partisë.Nga viti 2007 e deri në vitin 2010 ka qenë nënkryetar i komunës në vendlindjen e tij në Istog, ndërkaq, në vitin 2010, u bë kryetar i qytetit.Haki Rugova, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishte fituar edhe një mandat tjetër, për herë të tretë, në krye të Komunës së Istogut. Pra, ishte kryetari i Istogut për tri mandate radhazi nga viti 2010 deri në 2021.Rugova së fundmi ishte kryetar i degës së LDK-së në Istog. Rugova ishte i martuar dhe la pas 3 fëmijë.