Projektligji për Trustin procedohet për mendim në Qeveri 

                                Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që ta procedojë për opinion në Qeveri Projektligjin për tërheqjen e 30% të Trustit.Siç raporton Ekonomia Online, edhe pse askush nuk është deklaruar për medie pas mbledhjes me arsyetimin se prezentë nuk ishin shefat e Grupeve Parlamentare, Projektligji është dërguar në ekzekutiv.Kryesia procedoi për mendim në Qeveri edhe Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.Qeveria ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për këtë projektligj, pastaj projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare.Partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alean    për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përkrahur këtë projektligj. /Reporteri.net/