Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të parave nga Trusti u shpërndahet deputetëve

                    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, njofton se Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.Ai beson se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe do të mbështesin këtë Projektligj, teksa ka ftuar të gjithë që të mbështesin tërheqjen e parave nga Trusti.Kujtojmë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje është kundër tërheqjes së Trustit.Sipas Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti tërheqja e Trustit nuk është zgjidhje.Për mundësinë e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, foli dje edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se përbën precendet të rrezikshëm.“Kjo do të shkaktonte precedent të rrezikshëm, pra po vërtetohet ajo që e kemi thënë edhe më parë për Trustin. Ky fond nuk do të mund të ndihmojë ato familje që kanë nevojë”, tha ai.