Prokuroria e hedh poshtë kallëzimin penal të ushtruar ndaj kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi

                                   Prokuroria Themelore në Gjakovë e ka hudhur poshtë kallëzimin penal për kanosje të ushtruar ndaj kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi. Kallëzimi penal ndaj Latifit ishte ushtruar nga udhëheqësi i sektorit të Inspektoratit të Arsimit  në Gjakovë, Gjergj Gojani, më 1 tetor 2021, për shkak të veprës penale të kanosjes.Sipas prokurorisë, kallëzimi penal është hudhur poshtë pasi që nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepra penale e kanosjes.Për hudhjen poshtë të këtij kallëzimi penal ka njoftuar vetë kryetari i Rahovecit në një postim në Facebook.“Sot, mora njoftimin që Prokuroria Themelore në Gjakovë ka hedhur poshtë kallëzimin penal të udhëheqësit të Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë, Gjergj Gojani, i cili gjatë fushatës zgjedhore të tetorit 2021, akuzoi rrejshëm se unë e kisha kërcënuar atë gjatë një bisede personale.”, thuhet në njoftim.Sipas Latifit, kryeinspektori Gojani kishte qenë i motivuar politikisht.“Tani, është shumë e qartë që kryeinspektori Gojani ishte i motivuar politikisht në këtë mësymje. Ai u përpoq që ta dëmtojë reputacionin tim gjatë fushatës së fundit të zgjedhjeve lokale, kur unë garoja për kryetar të Komunës së Rahovecit dhe bashkëpunëtorët e mi për Kuvendin Komunal.”, thuhet tutje ndër të tjera në njoftim.Latifi ka thënë se do të paraqesë kërkesëpadi për kompensim të dëmit për dëmtim të reputacionit.“Këtij konspiracioni politik të kryeinspektorit, unë do t’i përgjigjem me një padi civile për dëmtim të reputacionit gjatë fushatës zgjedhore, përmes vendimeve të kundërligjshme si dhe pretendimeve të rrejshme, të orkestruara si një sulm politik dhe arbitrar kundër meje dhe AAK-së në Rahovec. Për dëmin e shkaktuar, bashkë me avokatin tim, do të kërkojmë kompensim meritor.”, thuhet në njoftim.