Prokuroria Speciale e fton për intervistim ministren Albulena Haxhiu lidhur me rastin e vdekjes së Deharit

                              Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar prokurorin Afrim Shefkiu, se nuk ka dhënë asnjë rezultat deri sot lidhur me lëndën e të ndjerit Astrit Dehari, kur ka njoftuar në Facebook, se Shefkiu i ka kërkuar ministres përgjigje se kush janë vrasësit e Deharit, derisa e ka ftuar në Prokurorinë Speciale për intervistim, shkruan Reporteri.net. “Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit. Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefkiu e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit! Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë. Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi. Bashkëngjitur gjeni Autorizimin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.Më herët, edhe Avni Dehari, prindi i Astrit Deharit, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, është shprehur se padrejtësitë mbi rastin e djalit të tij janë bërë nga ish-prokurori Sylë Hoxha dhe prokuroi Afrim Shefkiu.