Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë- Hyrje në sistemet kompjuterike

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në                    Departamenti Speciale, kundër të pandehurve M.S. dhe G.A., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni  425 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1të KPRK-së, dhe “Hyrje në sistemet kompjuterike” nga neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

I pandehuri M.S. si person zyrtar në vazhdimësi, në periudhën kohore prej vitit 2014 deri në fund të muajit mars 2018, me dashje  dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e luajtshme, paratë e tërhequra në emër të avancave për udhëtime zyrtare për zyrtarët e AKPPM-së, të cilat të pandehurit i janë besuar në menaxhim sipas pozitës së tij në kuadër të AKPPM-së, ashtu që  gjatë asaj periudhe  në emër të avancave për udhëtime zyrtare të zyrtarëve të AKPPM-së, nga llogaria bankare e Ministrisë së  Shëndetësisë, nga  shuma e përgjithshme prej 1,355,441.14 €, të tërhequra nga zyrtari  i MSH-së, F.K, e të cilat i ka pranuar i pandehuri M.S, duke nënshkruar në fletë tërheqje me rastin e pranimit e për shumën prej 1,221,501.14 €, nuk ka asnjë dëshmi në AKPPM, se janë respektuar  procedurat për tërheqje.

Me këto veprime i pandehuri M.S. në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni  425 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit M.S  në cilësinë e personit  zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe G.A.  prej datës 07.02.2018 deri më 12.02.2018, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin, në bashkëkryerje, ne mënyrë te paautorizuar përmes ueb shfletuesit intrnet explorer kanë hyrë në sistem kompjuterik SIMFK, të personave zyrtar të Ministrisë së Financave-Thesarit, ashtu që  në kompjuterin e regjistruar në Ministrinë e Shëndetësisë, duke keqpërdorur User-at (fjalëkalimet) e personave të tjerë, zyrtarë të -Thesarit, të pandehurit ju kanë qasur sistemit SIMFK, kanë mbyllur avancat  duke bërë regjistrimin si shpenzim dhe certifikim të avancave për udhëtime zyrtare  të tërhequra nga banka gjatë vitit 2017, ne emër te zyrtarëve të AKPPM-së dhe atë me User  në emër të B.M, më 07shkurt 2018, kishin regjistruar si  shpenzim i avancave për udhëtime zyrtare 15 (pesëmbëdhjetë) kuponë shpenzimi në vlerë prej 20,850.00 €,  ndërsa   në emër të I.Sh., gjatë periudhës 08-12 shkurt 2018, kishin regjistruar si shpenzim i avancave për udhëtime zyrtare shtatëdhjetedy (72) kuponë shpenzimi në vlerë prej 154,736.84 €,  në shumë të përgjithshme prej 175,586.84€,  e të gjitha të certifikuara me User të M.S., duke u munduar të arsyetojnë këtë shumë të  avancave të tërhequra nga banka NLB, në emër te zyrtarëve të AKPPM, në kundërshtim me dispozitat ligjore e për të cilat nuk disponohet me dokumentacion në AKPPM, për arsyeshmërinë dhe lejimin e tërheqjes së tyre.

Me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike” nga neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *