Prokuroria Themelore e Prizrenit hedh poshtë kallëzimin penal ndaj drejtorit të Haskukës

0

Kallëzimi Penal ndaj Drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Beni Kizollit, është hedhur poshtë nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, njofton Insajderi.Dy vëllezërit Agon e Valbon Kastrati, më 30 shtator të vitit 2020 kishin ngritur kallëzim penal ndaj Drejtorit të Urbanizmit mbi akuzën se “qëllimisht nuk ka lejuar që objekti i tyre të futet në procesin e legalizimit”.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka bashkë me Beni Kizollin, të premten dolën në një konferencë për media ku dhe kumtuan hedhjen poshtë të akuzës në drejtim të drejtorit Kizolli.“Po bëhet disa muaj nga koha që opinioni u informua për një kallzim penal që u ngrit ndaj meje lidhur me një objekt në qendrën historike. Këto ditë u njoftuam është shuar hetimi”, tha Kizolli.Ai sqaroi edhe gjithë problemin që e bëri atë ballafaqohet me sistemin e drejtësisë.“Përderisa një pjesë e objektit kishte leje ndërtimore, një pjesë e tij ishte e ndërtuar gjatë vitit 2020. Pronarët e objektit me akuzuan për keqpërdorim të detyrës vetëm për shkak se nuk e trajtuam kërkesën e tyre me ligjin e legalizimit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *