Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve për rastin e një Qendre Tregtare në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: B.A. (1999), B.A. (1976), T.Ç., dhe A.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, “Sulmi” nga neni 184 dhe “Kanosja” nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).Sipas aktakuzës, të pandehurit B.A., (1999) dhe B.A., (1976) me datë 21.11.2021, rreth orës 18:38, në njërën prej Qendrave Tregtare në Prizren, në bashkëkryerje personit tjetër i shkaktojnë lëndim të lehtë trupor, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje në mes të pandehurve dhe të dëmtuarit T.Ç., në lidhje me vendosjen e maskës – e sulmojnë fizikisht duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, duke e rrezuar për toke, me ç’rast të njëjtit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore. Me këtë në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së. Ndërsa, të pandehurit T.Ç., dhe A.B., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, personit tjetër i shkaktojnë lëndim të lehtë trupor, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje fillimisht në mes të pandehurit T.Ç., dhe të dëmtuarit B.A. (1976), në lidhje me vendosjen e maskës – e sulmon fizikisht duke e kapur me duar për rroba e për gjoksi e duke e tërhequr, e më pas duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, ku në ndërkohë ndërhynë edhe i pandehuri A.B., duke e goditur me shqelm të dëmtuarin B.A. (1976) në pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast të njëjtit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore . Me këto veprime të pandehurit T.Ç., dhe A.B., në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulmi” sipas KPRK-së. Po ashtu, i pandehuri T.Ç., seriozisht i kanoset personit tjeter me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta ose do t´i shkaktoj lëndim të rëndë trupor, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjes – zënkës në mes të pandehurit dhe të dëmtuarit B.A.(1999) – në lidhje me vendosjen e maskës, kah fundi i konfrontimit fizik në mes tyre e kanosë më fjalë, me ç’ rast tek i dëmtuari shkakton ankth, frikë dhe pasiguri. Me këto veprime i pandehuri T.Ç., ka kryer veprën penale “Kanosja” sipask KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.