Prokuroria Themelore në Prizren, pesë aktakuza për 24 orë
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale, thuhet në raportin 24 orësh.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy persona për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale”, njofton Prokurori i Shtetit./qendrapress.com/