Promovohet Lëvizja Atdhetare “Iliria,që pritet të jetë zë i fuqishëm kombëtar.
Me ne fund pritjes i erdhi fundi. Ditën e diele është promovuar Lëvizja Atdhetare “Iliria” për të cilën grupi drejtues i përbërë nga 5 veta: Setki Jashari Kryetar, Kadri Dauti sekretar, Naime Gjongecaj nënkryetare, Faik Xhani anëtar, Caush Kullafi anëtare, specialist në fusha të ndryshme kanë punuar për gati dy vjet për këtë lëvizje. Është organizuar promovimi i Lëvizjes Atdhetare “Iliria”. Qëllimi i kësaj lëvizje është atdhetarë dhe jo politik. Kjo lëvizje do të mbrojë dhe promovojë vlerat më të larta historike, shkencore, etnokulturore dhe traditat me te mira te popullit tone. Kjo shoqate do të punojë për rritjen e trasfarencës dhe për forcimin e demokracisë. Në këtë takim morën pjesë intelektualë të fushave të ndryshme nga Kosova, Maqedonia, Dardania, Iliria, Çamëria, Diaspora dhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si Elbasani,Tepelena, Pogradeci, Dibra , Lushnja, Gjirokastra etj… Në prani të të ftuarve sekretari i përgjithshëm i kësaj lëvizje Kadri Dauti bëri prezantimin e statusit dhe programit te kësaj levizje. Ai i njohu të pranishmit me statusin ligjorë, programi, objektivat e lëvizjes Atdhetare Iliria. Gjithashtu z. Dauti prezantoi flamurin dhe stemën e kësaj lëvizje. Ai tha se ;objekti i veprimtarisë së kësaj lëvizje patriotike mbarëkombëtare në Shqipëri dhe kudo janë aktivitete kulturore e artistike, kuvendet kombëtare, festivalet, marshimet, guidat, konkurset, denoncimet, peticionet, tubimet etj… Gjatë këtij takimi u bë dhe prezantimi projekteve që do të realizohen për vitin 2024, ku takimi tjetër do të jetë shumë shpejt. Lëvizja Atdhetare “Iliria” së shpejti do të hapi degët e saj në të gjitha qytetet e Shqipërisë, por jo vetëm dhe anë e mbanë ku ka shqiptarë në të gjithë botën. Në fund të takimit ishin të ftuarit ata që morën fjalën ku prezantuan veten dhe premtuan se do të japin kontributin e tyre . Gjithsecili me të gjitha energjitë e veta do punoje për ngritjen dhe forcimin e kësaj lëvizje. Lëvizja Atdhetare “Iliria” do të jete një vatër e re për të gjithë ata, që duan të bëhen pjesë e jona për ti dhënë zë kauzave tona atdhetare. Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se ti urojmë sa më shumë suksese “LAI”/www.QendraPress.com/