Promovohet libri “Pushteti dhe intelektualët” me autor Mendim Rugova
Pas promovimit të librit “Pushteti dhe intelektualët”, Mendim Rugova, djali i presidentit historik u shpreh i lumtur që ato shkrime do shërbejnë për brezat e ardhshme.
Rugova tha se si familje ndihen mirë që edhe në këtë përvjetor ka një libër që jetë shembull udhërrëfyes për gjeneratat e brezit të ardhshëm.
“Më vjen mirë që në këtë 18 vjetor të shkuarjes në amshim e kemi edhe një botim, i cili do i mbledh intervistat e jetës dhe veprimtarisë së babait, që do i kenë për të ardhmen gjeneratat e reja” Promovimi i librit rreth veprimtarisë letrare dhe politike të presidentit Ibrahim Rugova u bë në ambientet e selisë së LDK-së. Ibrahim Rugova ishte zgjedhur President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004. Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe u përcoll në banesën e fundit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.