Pronarët e lokaleve që ekspozojnë mallra (pemë, perime, tekstil, plastikë, etj.) para lokaleve afariste, duhet të pajisen me leje

Drejtoria Komunale e Inspektorateve njofton pronarët e lokaleve që ekspozojnë mallra (pemë, perime, tekstil, plastikë, etj.) para lokaleve afariste, e që nuk janë të pajisur me leje nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, se Inspektorati Komunal nga data 16 prill 2026 do të ndërmarrë aksion për largimin e tyre me qëllim lirimin e të gjitha hapësirave publike dhe krijimit të qasjes së lirë për qytetarët në këto hapësira.

Në të kundërtën, njofton Drejtoria e Komunale e Inspektorateve, pronarët e lokaleve do të gjobiten dhe mallrat do të konfiskohen, për të cilin proces shpenzimet do t’i bartin pronarët e bizneseve.