Propaganda e VV-së dhe Kriza Ekonomike: Pse Kosovarët Nuk Shkojnë për Pushime në Shqipëri :Hisen BERISHA. Deputet i PDK-së, ne Parlamentin e Kosovës

                  Ushtria digjitale e VV-së qënka lëshuar në sulm, duke propaganduar për gjoja çmimet e shtrenjta në bregdetin shqiptar dhe mungesën e turistëve nga Kosova atje. Kjo po bëhet për të zhvendosur vëmendjen e popullit të Kosovës nga hajnia, krimi i organizuar dhe korrupsioni, si dhe nga humbja e 21 milionë eurove në arbitrazh, e qindra milionave të tjerë, që po i shkakton kjo qeveri e dëmshme për vendin.   Të gjithë parametrat e veprimit në dëm të vendit dhe qytetarëve kosovarë, e bëjnë këtë edhe një qeveri kuislinge, siç e quan ish-kryeministri z. Haradinaj. (P.S. një personalitet si z. Haradinaj që ka mbajtur pozitat më të larta në shtet, nuk flet pa fakte.)   Rënia e vizitorëve kosovarë në bregdetin shqiptar nuk ka të bëjë as me çmimet e larta dhe as me faktin se kanë zgjedhur vende të tjera për pushime, por ka të bëjë me rënien e standardit të jetesës së qytetarëve të Kosovës si pasojë e keqqeverisjes së Kurtit. Sot qytetarët e Kosovës i kanë të ardhurat më të ulëta në rajon. Kosova është vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës, e cila është në luftë. Natyrisht, qytetarëve të Kosovës çdo ditë e më shumë do t’iu kufizohen mundësitë për pushime e rekreacion, sepse qeveria po i shpenzon paratë e tyre, duke i paguar gjykimet/vendimet në arbitrazh, duke i vjedhur në “bukë e zemër”, duke i vjedhur në kontrata njëburimore, në infrastrukturë, në energji, në libra dhe shëndetësi. Prandaj, qytetarët e Kosovës nuk mund të shkojnë për pushime në Shqipëri/www.QendraPress.com/