Protesta e nesërme, Haradinaj del me një apel për veteranët e Qeverinë

                         Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje veteranëve që nesër të protesojnë qetë e me dinjitet, shkruan Reporteri.net.Ai ka thënë se protesta e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë.Haradinaj i ka kërkuar Qeverisë Kurti që ta tërheq Ligjin për pagën minimale dhe “të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim.” “Fatkeqësisht me miratimin në lexim të parë të Ligjit për pagën minimale, qeveria dhe shumica parlamentare, kanë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë! Prandaj edhe protesta e veteranëve e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë! I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet. Duke qenë në përkrahje të plotë të kësaj proteste, apeloj tek të gjithë, që të protestohet qetë e me dinjitet!”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Protestoni qetë e me dinjitet

Fatkeqësisht me miratimin në lexim të parë të Ligjit për pagën minimale, qeveria dhe shumica parlamentare, kanë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë!
Prandaj edhe protesta e veteranëve e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë!
I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet.
Duke qenë në përkrahje të plotë të kësaj proteste, apeloj tek të gjithë, që të protestohet qetë e me dinjitet!