Protesta në Prishtinë, Qeveria gjuhet me mjete zjarrvënëse – arrestohet një e dyshuar 

                              Po vazhdon protesta para objektit të Qeverisë, e thirrur nga organizatat jo-qeveritare, pas vrasjes së mbrëmshme të 35 vjeçares nga ish-bashkëshorti i saj. Policia e ka arrestuar aktivisten Neri Ferizi pasi e njëjta dyshohet se e ka hedhur një mjet shpërthyes (koktej molotovi) para qeverisë, prej nga edhe ka shpërthyer flakë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Qindra protestues janë mbledhur ku po kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e djeshme me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.