Protestë me moton «DU ME VOTU», më 7 shkurt, në Gjenevë

0

Shoqata e studentëve shqiptarë në Gjenevë (Association des Étudiant·e·s Albanais·es de Genève), në bashkëpunim me dy shoqatat e tjera: “Du me Votu” dhe “Creation Geneve” kanë paralajmëruar një protestë për të dielën, më 7 shkurt, kundër mohimit, siç thuhet të drejtës së mërgimtarëve për të votuar në Kosovë.

«Të dashur bashkatdhetarë, Manifestojmë të dielën, më 7 shkurt, në ora 15:00, në Gjenevë, Place des Nations, për ta kundërshtuar fuqishëm shkeljen e të drejtës sonë themelore, atë të votës. Rrjedhoja e deri tanishme e procesit zgjedhor, të organizuar nga KQZ-ja në krye me Valdete Daken, tregon që interesi i këtyre të fundit nuk është mundësimi i pjesëmarrjes demokratike për mërgatën tonë, por pamundësimi i tij përmes pengesave antidemokratike», thuhet në njoftimin e shoqatave për protestë, shkruan albinfo.ch.

Studentët do të kërkojnë në këtë protestë që të tërhiqen të gjitha pengesat antidemokratike nga Komsioni Qednror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), të cilat e përjashtojnë de facto shumicën e mërgatës nga pjesëmarrja në zgjedhje.«Të pranohen të gjitha fletëvotimet e dërguara me postë, të cilat dërgohen para 14 shkurtit. Pra, të merret data e dërgesës parasysh dhe jo data e arritjes. – Të pranohen ankesat e dërguara me e-mail në KQZ dhe PZAP dhe të zgjatet afati i pranimit të ankesave për personat që nuk janë aprovuar në listën e votuesve jashtë vendit.», janë këto kërkesat e studentëve shqiptarë në Gjenevë, të cilët kanë kërkuar nga pjesëmarrësit më protestë të mbajnë maska mbrojtëse kundër COVID-19 dhe të mbajnë distancën. «Së bashku në mbrojtje të demokracisë! Sinqerisht, DU ME VOTU! AEAG CréAction Genève», thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *