Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar sërish para zyrave të KEK-ut. Sipas drejtuesve të Sindikatës, kjo protestë vjen pas dështimit të marrëveshjes për ngritjen e pagave për punëtorët. Sindikata e KEK-ut ka vlerësuar se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve. Protestuesit paralajmëruan hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim.