Protestojnë punëtorët e sektorit privat, kërkojnë të themelohet Gjykata e Punës
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e Kosovës, ka protestuar sot për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat.Protesta u zhvillua në kryeqytet, nisi në sheshin “Zahir Pajazitit” për të vazhduar deri te Teatri Kombëtar.Me pankarta në duar dhjetëra qytetarë kanë protestuar ndaj menaxhmentit të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.“Ne nuk jemi rob por punëtorë”, “Aeroporti është djersa dhe shëndeti ynë”, “Stop diskriminimit”, ishin disa nga mbishkrimet e vendosura në pankarta.“Nuk e meritojnë që punëtorët e Adem Jasharit janë të larguar nga puna, e papranueshme që shteti nuk ka reaguar. Kërkojmë që institucionet të merrem me neve, përndryshe protestat do të jenë më të radikalizuara. Ne nuk do të heshtim asnjëherë”, u tha në protestë.Ata kanë kërkuar po ashtu të formohet Gjykata e Punës e cila do të merrej vetëm me kontestet e punëtorëve në vendin e tyre të punës.