Protestuesit fillojnë të mblidhen edhe në Zubin Potok
Edhe në Komunën e Zubin Potokut qytetarët serbë janë mbledhur para objektit të Komunës.Siç raporton REL-i, situata atje momentalisht është e qetë dhe se tash për tash është mbledhur një numër i vogël protestuesish serbë.Objektin e komunës është duke e ruajtur Policia e Kosovës, ndërsa forca të KFOR-it tash për tash nuk shihen.