Pse ‘’Bota sot’’,vazhdon të mbetet  log  për të shpifur kushdo  kundër vlerave të UÇK-së-??!!-/Shkruan:Kastriot Frengu

                 Tani më  është bërë  e ditur dhe  e njohuar fakti se ‘’Bota sot’’ është një  gazetë gjegjësisht portal që preferon , ose së paku  i boton pa ndalur,shkrime e opinione  ku fyhet shpesh edhe shpifet kundër vlerave të UÇK-së. Një gjë e këtillë botohet jo më larg se sot me 12 korrik, 2022, nj shkrim plotë mllef e pa  fakte  i Naim Miftarit me titull –‘’Alarmi i Naim Miftarit – Ja kush e kontrollon gjyqësinë, prokurorinë, policinë dhe AKI-në’’ Në mes tjerash shkruan; “Qëllimi i bojkotit të grupit punues për vettingun nga ana e KGJK-së dhe KPK-së, këshilla këto që vijnë nga akademia e njerëzve të Adem Grabovcit-Prontos, është i qartë, kanë urdhëra të prerë nga krimi i organizuar dhe ish-pushtetarët e politikanët e korruptuar që me çdo kusht ta zvarrisin dhe pengojnë pastrimin e gjyqësisë dhe prokurorisë, por edhe policinë e AKI-në nga ish sekserët e kukullat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Ilmi Reqicës, Isa Mustafes e Ramush Haradinajt”, thotë Miftari .Këto  që i janë cituar me emër e mbiemër, ka dy rrugë. E para nëse ka  ndonjë  pikë dyshimi  drejtësia duhet të  hetojë për emrat   që janë përmendur nga  z Miftari , Nëse jo  drejtësia  pa hezitim duhet ta ftojë z, Muftari  të  përgjigjet  për fjalën e  publikuar  ka ligje  që  e thotë  dhe dënon  këtë nëse nuk ka  bazë hetimi duhet  të  përgjigjet ai që  ka thënë të  pa qenen apo  ka shpifur../qendrapress.com/