Pse është i domosdoshëm procesi i harmonizimit të akcizave në kohë krize?-Shkruan; Mr.sc.Nexhit Shala Phdc
Përpara tatimit mbi të ardhurat, qeveria shpesh vendos akciza të reja në fuqi për të rritur të ardhurat në kohë krize. Shumë sende të ngarkuar me akcize konsideroheshin artikuj luksi. Por, a konsiderohet karburanti produkt luksi?
Pa dyshim qe jo!Karburantet përfaqësojnë sot një lëndë të parë thelbësore të nevojshme për realizimin e çdo produkti, kështu që kemi akciza në mënyrë indirekte pothuajse në të gjitha mallrat. Për këtë arsye, një rritje ose një ulje e normës së akcizës prodhon efekte zinxhir në çmime. Heqja e akcizave për mallrat e luksit nuk është një vendim i duhur për këtë periudhë krize ekonomike. Por, harmonizimi i akcizes është i mundur:
Vendimi për heqjen e akcizës për karburante mund të ndodh në një kohë kur vendoset një tarifë shtesë për produktet luksoze, në mënyrë që të mblidhen më shumë para në buxhetin e ngërthyer nga kriza si:
>makinat e shtrenjta;
>tarife shtese për veturën e dytë;
>duhani;
>alkooli;
>vikendet jashtë Kosovës;
Procesi i harmonizimit duhet të kryhet në përputhje me kërkesat e BE-së.
Nuk është patjeter me shku çdo vikend në Durres nga njëra ane dhe nga ana tjetër me kërku ndihma nga shteti……./www.qendrapress.com/