Pse i druhet Turqia anëtarësimit në NATO të vendeve nordike?

                   Ai deklaroi se nuk mundet të lejojë anëtarësimin e tyre për shkak të mbështetjes që ai thotë se u japin militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që Ankaraja thotë se kërcënojnë sigurinë e saj kombëtare.Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka shprehur besimin se aleanca do të vendosë të pranojë me shpejtësi Suedinë dhe Finlandën. Por, deklarata e Erdoganit sugjeron se rrugëtimi i këtyre dy vendeve nuk do të jetë i lehtë.Miratimi nga Turqia është i rëndësishëm pasi NATO’ja i merr vendimet me konsensus. Secili prej 30 vendeve anëtare mund të vendosë veton kundër anëtarësimit të një vendi të ri.Qeveria e Erdogan mendohet se do ta shfrytëzojë aplikimin e dy vendeve për të marrë koncesione dhe garanci nga aleatët.Në vazhdim i hedhim një vështrim pozicionit të Turqisë, përfitimeve që ajo mund të marrë, por edhe pasojave që mund të ketë.

ÇFARË PROBLEMI KA TURQIA ME DY APLIKIMET PËR ANËTARËSIM?

Turqia, vendi që ka ushtrinë e dytë për nga madhësia në NATO, ka qenë tradicionalisht në mbështetje të zgjerimit të NATO’s, me besimin se politika e dyerve të hapura forcon sigurinë evropiane. Turqia është shprehur p.sh. në favor të një perspektive anëtarësimi për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE SI NDIKON KJO TEK IMAZHI I TURQISË NË PERËNDIM?

Kërcënimi i Turqisë se do të vendosë veton ka gjasa të dëmtojë pozitën e saj në Uashington dhe në të gjitha vendet e NATO-s, duke përforcuar imazhin e një vendi që po bllokon zgjerimin e aleancës për përfitime për veten. Me një lëvizje të tillë, Turqia rrezikon gjithashtu të zhbëjë imazhin që fitoi duke furnizuar Ukrainën me dronët luftarakë Bayraktar TB2, të cilët u bënë një armë efikase kundër forcave ruse.“Turqia do të shihet si një vegël e Putinit brenda NATO-s”, thotë Soner Cagaptay, ekspert për Turqinë në Institutin Washington. “Nuk do mbajë mend njeri kundërshtimet për shkak të PKK-së. Të gjithë do të përqendrohen tek fakti që Turqia po bllokon zgjerimin e NATO-s. Do të prishë imazhin e Turqisë në NATO”.Cagaptay thotë se pengesat që ngre Turqia mund të prishin edhe tendencën pozitive që kishte filluar të krijohej në Uashington për shitjen e avionëve F-16. “Nuk e shikoj se si do të realizohej kjo shitje tashmë”, thotë ai.

A PO PËRPIQET TURQIA TË QETËSOJË RUSINË?

Turqia ka krijuar marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe me Ukrainën dhe është përpjekur t’i ruajë të balancuara këto lidhje. Turqia nuk i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, ndërkohë që e mbështet Ukrainën me dronët që ia ndaluan Rusisë të fitojë superioritetin në ajër.“Fakti që Erdogani po e devijon qëllimisht procesin (e NATO-s) sugjeron se ndoshta po përpiqet të balancojë mbështetjen e fortë ushtarake që Turqia i ka dhënë Kievit, me mbështetje politike për Rusinë”, thotë Cagaptay.Një tjetër politikan kryesor turk ka shprehur shqetësimin se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë mund të provokojë Rusinë dhe mund të ushqejë më tej luftën në Ukrainë. Devlet Bahceli, udhëheqës i një partie nacionaliste aleate me Erdogan, tha se opsioni më i mirë do të ishte që dy vendet nordike të liheshin “në pritje në paradhomë”.

A MUND TË NDIKOJË KJO TEK POZITA E ERDOGANIT BRENDA VENDIT?

Udhëheqësi turk po përjeton një rënie të mbështetjes në vend për shkak të ekonomisë së dobët, inflacionit shumë të lartë dhe krizës së shtrenjtimit të jetesës.Një ngërç me vendet perëndimore për shkak të çështjes emocionale të ndihmës që mendohet se i jepet PKK’së, mund ta ndihmojë Erdogan të rrisë mbështetjen që gëzon dhe të bashkojë votat nacionaliste përpara zgjedhjeve që janë planifikuar të zhvillohen në qershor 2023.“Me një mbështetje të lëkundur brenda vendin, në një kohë kur Turqia po hyn në një cikël jetik elektoral, Erdogani kërkon një profil më të lartë ndërkombëtar, në mënyrë që t’i demonstrojë rëndësinë e tij globale votuesve turq”, shkroi analistja Asli Aydintasbas në një artikull të publikuar në Këshillin Evropian mbi Marrëdhëniet me Jashtë./ VOA