PSIKIATRIA DHE POLITIKA/ Shkruan;Prof.Dr.Milazim KRASNIQI

                      Edhe pse është e ditur moti se shumë nga udhëheqësit që kanë kryer krime, kanë qenë psikikisht të sëmurë, ende nuk është krijuar ndonjë mekanizëm, për të parandaluar ardhjen e të sëmurëve psikikë të rinj në pushtet. Shkenca ka përparuar, por politika me njërën këmbë ka ngecë në baltën e moçme të çmendurisë. Bile, populizmi i tashëm, me mekanizmat e shumë medialë e komercialë, i stimulon edhe më shumë prirjet e njerëzve jonormalë, për ta fituar e për ta mbajtur pushtetin. Putini është rasti më i freskët. Pse edhe Putini? Sepse agresionin që ka ndërmarrë Putini kundër Ukrainës, vetëm një i sëmurë psikik mund ta ndërmarrë. Aty nuk ka as interes politik, as interes ekonomik, as interes kulturor. Ka një sëmundje psikike, tw diktatorit rus, që nën maskën e gjoja madhështisë së liderit, fshehë një person të sëmurë psikik, si vazhdues i krimeve të kriminelëve të tipit të Neronit, Hitlerit, Musolinit, Stalinit, Titos, Pol Potit, Çausheskut, Millosheviqit. P.S. Nga përvojat e sundimtarëve gjakatarë në kohën e pejgamberëve, Moisiut (Musait) Jezusit (Mesihut, Isës) e Muhamedit, e kuptojmë se udhëheqës me sëmundje psikike vijnë në krye të vendeve e popujve, kur ata ngarkohen me shumë krime e mëkate. Për këtë kam shkruar më gjerësisht në një rastt tjetër. Mesazhi im: definitivisht, psikiatria do të duhej të konsultohej, me rastin e kandidimit të njerëzve për të marrë udhëheqjen e shteteve. Ndoshta ka ardhë koha edhe për një një rezolutë e OKB-së, e cila do ta definonte këtë problem, siç e definon Konventa e vitit 1948 krimin e gjenocidit./qendrapress.com/