Publikohet lista e filmave garues në edicionin e 20-të të ‘Dokufestit’

0

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest” ka shpallur programin e plotë të filmave garuese për edicionin e 20-të.Edicioni i 20-të i “DokuFestit” do të mbahet nga 6 deri më 14 gusht në të gjithë qytetin historik të Prizrenit dhe në platformën online.“DokuFest” ka bërë të ditur se për këtë edicion do të prezantohen 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës, të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese .Pothuajse të gjithë filmat që do të shfaqen në festival do të kenë premierat e tyre kosovare, duke e bërë ‘DokuFestin” platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend.Tema e festivalit për këtë edicion do të jetë “Re:set Re:mix Re:act”.“DokuFest” gjithashtu publikoi temën e festivalit që përmban tre fjalë, ‘Re:set Re:mix Re:act’, me një nocion qendror që në të vërtetë janë shkronjat RE në rrënjën e këtyre fjalëve.Kështu, festivali do të përpiqet të eksplorojë aspekte të shumta t? këtyre fjalëve në kontekstin e botës që rishfaqet nga pandemia dhe riimagjinon veten në një situatë të re. Një numër filmash gjithashtu do të jenë në linjë me temën dhe ne jemi të ngazëllyer për të gjetur mënyra për ta sjellë audiencën tonë në bashkëbisedim rreth temës. Tema do të reflektojë gjithashtu në identitetin vizual dhe kampanjën promovuese, e që do të shpaloset në ditët në vijim”, thuhet në njoftim e “Dokufestit”.Në sajë të përmirësimit të situatës me COVID-19 në Kosovë, të gjithë filmat në garë, pritet të kenë shfaqjet në kinematë me audiencë. Një numër i zgjedhur filmash, do të paraqiten gjithashtu edhe në platformën online të festivalit.Përveç programit të shpallur tashmë që feston 20 vjetorin e festivalit, të titulluar “20 For 20: Replay”, si dhe programin e filmave që kanë të bëjnë me muzikë, me titull ”Sonic Experiments: Music on Film”, “DokuFest” do të vazhdojë të bëjë publike programe të tjera nga lista e tij e plotë në ditët në vijim.Veton Nurkollari, drejtori artistik i “DokuFestit”, citohet të ketë thënë se edhe këtë edicion, pavarësisht sfidave “DokuFesti” vazhdon të jetë i përkushtuar në sjelljen e më të mirës së kinemasë botërore në Prizren dhe në Kosovë.“Ne jemi të entuziazmuar që po kthehemi me një tjetër program eklektik që sigurisht do të habisë, mahnitë, prekë dhe do të nxisë audiencën tonë”, ka thënë Nurkollari.‘DokuFest’ XXNë edicioni e sivjetmë të “DokuFest” do të prezantohen 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese: Balkan Dox; Int’l Dox: Features; Int’l Dox: Shorts; Int’l Shorts; National; Human Rights Dox; Green Dox dhe Truth Dox.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *