Punëtorët e KEK-ut kërkojnë tërheqjen e një pjese të Trustit

                               Kërkesën për ta tërhequr një pjesë nga kursimet pensionale, po e përkrahin edhe punëtorët e KEK-ut.Kryetari i Sindikatës së këtyre punëtorëve, Nexhat Llumnica në një komunikatë, ka thënë se 91% e punëtorëve po e kërkojnë një gjë të tillë.“Në emër të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, si kryetar i Sindikatës përfaqësuese në KEK, ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të votojnë për terhejkje të një pjese të Trustit të Kursimeve tona, sepse në çdo matje tona që kemi berë me punëtorët janë 91% për ketë tërheqje, duke u bazuar edhe në situatën aktuale ekonomike paspandemie si dhe ngritjen e çmimeve sidomos në shportën e konsumatorëve. Është shqetësim për neve kjo gjendje derisa ne kemi Kursime, e nuk mund ti shfrytëzojmë në keto ditë të vështira. Sot kemi nevojë për ju, tregone veten!”, ka thënë Llumnica.