Punëtorët e Lotarisë së Kosovës serish në protestë

0

Për herë të dytë brenda më pak se shtatë ditë, Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mblidhen për të protestuar para Qeverisë së Kosovës.Ata do të kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protesta deri në përmbushjen e kërkesave.Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, por kjo ende nuk është realizuar.Punëtorët e Lotarisë së Kosovës gjenden në një situatë të rënduar, pasi tash e një vit nuk kanë marrë paga.Madje, ata kishin protestuar edhe më 16 qershor, por askush nga zyrtarët qeveritarë nuk është takuar me ta.Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë, Shkumbin Goçi tha se kishte tentuar të takohet me zyrtarët nga Qeveria e Kosovës, por një gjë e tillë ishte e pamundur.Në dhjetor 2020, ish-Qeveria Hoti kishte vendosur për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës, me arsyetimin se 62 punëtorë kishin mbetur pa punë pasi në prill 2019 Kuvendi kishte miratuar Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit. Por në Kuvend projektligji s’kishte marrë përkrahjen e deputetëve dhe me shpërndarjen e tij, ai ka mbetur pa u miratuar.Protesta e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *