Punëtorët e Telekomit ultimatum Qeverisë: Keni 72 orë për ta zgjidhur çështjen e xhirollogarive

0

Punëtorët e Telekomit kanë paralajmëruar protesta e greva nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr asnjë hap për t’i zhbllokuar llogaritë dhe kthimin e mjeteve në llogarinë e Telekomit, të cilat janë bllokuar e tërhequr nga kompania “Dardafon”, kompania amë e Z-Mobile, si pasojë e borxhit ndaj saj.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet për zhbllokimin e llogarive dhe kthimin e mjeteve në llogarinë e Telekomit, pasi sipas tij është duke u rrezikuar operimi i Telekomit dhe mirëqenia e punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

Përmes një konference për media, ai i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës 72 orë që të bëjnë zgjidhje, dhe ky tha se është super kërcënim nga punëtorët e Telekomit.

“Nëse brenda 72 orëve nuk e bëjnë zgjidhjen e çështjes së Telekomit, kthimin e xhirollogarive dhe mjeteve në llogari. Nuk më intereson aspak, as mua, as punëtorëve, as kryesisë dhe Kuvendit që a do t’i hedhë në llogari Qeveria ato mjete apo do të kthehen. 72 orë na keni në dispozicion nga ky moment me u ul dhe të negociojmë t’i bëjmë të gjitha zgjidhjet”, tha Balaj.

Madje, ai paralajmëroi qeverinw se do të ndodhë ajo që nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Ata mund të thonë se e marrin kërcënim, por sinqerisht jo që është kërcënim, por është super kërcënim, ka me ndodh ajo që nuk e kanë parë asnjëherë, sepse siç duket janë mësuar edhe në Parlament edhe në Qeveri shtyrje, por i ka ardhur fundi, ne nuk mund të tolerojmë me na rrejt shteti që kthehuni në punë se ne do të bëjmë zgjidhje duke emëruar bord që brenda 1 muaj ditë do të bëjë zgjidhje, por me mua sot këtu janë të gjithë kryesia, janë edhe ata inxhinierët të cilët janë duke e mbajtur rrjetin me vështirësi të Telekomit të Kosovës”, tha ai.

Ai ka treguar hapat që do t’i ndërmarrin në rast se nuk do të ketë zgjidhje për gjendjen në Telekomin e Kosovës. Për këta hapa ai tha se e kanë njoftuar edhe kryeministrin Avdullah Hoti dhe ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

“Hapi i parë do të jenë grevat dhe protestat në objektet e Telekomit të Kosovës në të gjitha qytetet, do të thotë në të gjitha qytetet e Kosovës do të kemi një protestë paralajmëruese dhe kjo protestë do të bashkëngjiten përveç punëtorëve, nuk do të mbyllen pikat këtë ta keni të sigurt, do të thotë klientët do të jenë të sigurt shërbimet do të kryhen. Hapi i dytë do të jetë greva brenda objekteve të Telekomit të Kosovës nëpër të gjitha objektet e qyteteve të Kosovës deri në zgjedhjen e problemeve. Hapi i tretë dhe i fundit si sindikatë në rast se e shohim që Qeveria e Kosovës, Parlamenti nuk merr masa ndaj kësaj atëherë do të barten grevat para Qeverisë së Kosovës”, theksoi Balaj.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, tha se janë para kolapsit dhe para rënies së shërbimeve, e kjo sipas tij po bëhet me qëllim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *