Punëtori i gurthyesit në Suharekë vdiq pas lëndimeve nga një makineri që po e testonte
Një punëtor ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë nga një makineri të cilën ishte duke e testuar në vendin ku punonte.51-vjeçari nga Suhareka kishte vdekur, megjithatë nuk ishin dhënë detaje të tjera.
Policia ka arrestuar një të dyshuar lidhur me rastin.“Raportohet se një person në vendin e punës derisa ka qenë duke testuar një makineri, ka pësuar lëndime me ç’rast i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ku dhe nga mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar IML për obduksion. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.