Punimet në fshatin Gjonaj nuk kanë të ndalur!

         Kryetari i Këshillit Lokal të fshatrave  Gjonaj-Tupec, Herolind Osmanollaj, tashmë përmes faqes të tij elektronike, njofton se tashmë  në fshatin Gjonaj  punimet  nuk kanë të ndalur. Ai shkruan se   ‘’ Falënderoj banorët për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm për lirimin e pronave publike për zgjerimin e rrugës kryesore!’’ .Kurse  për  ne, edhe banorë të atjeshëm, na njoftuan se duhet  përshëndetur dhe falënderuar përtej mase  edhe banorët e këtij fshati që  po i rrënojnë muret e  oborreve të tyre, për të  liruar  hapësira  për trotuare, kjo të  thuash se rrallë kund  mund të ndodhë, kur familjarë  rrënojnë muret  për hapësira publike, Vetëm kështu  arrihet  që interesi i përgjithshëm të jetë mbi atë personal./www.QendraPress.com/