Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid po i afrohen fazës përfundimtare

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid po i afrohen fazës përfundimtare dhe po realizohen me kujdes të shtuar profesional, duke respektuar vlerat autentike të këtij objekti me rëndësi të veçantë historike.
Sipas Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, ndërhyrjet restauruese kanë për qëllim ruajtjen e materialeve origjinale dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së objektit në kohë, duke respektuar karakterin dhe autenticitetin e tij.
Xhamia Mesxhid përfaqëson një aset të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, shpirtërore dhe fetare të Prizrenit, e lidhur ngushtë me jetën urbane të qytetit ndër shekuj.
“Me thjeshtësinë dhe autenticitetin e saj, ajo mbetet dëshmi e vazhdimësisë historike dhe e kujtesës kolektive”, thuhet në njoftimin e QRTK-së