Punonjësve shëndetësorë nëpër spitalet e Anglisë u është thënë të bëhen gati, do të vaksinohen kundër COVID-19 brenda 10 ditëve

0

Spitaleve nëpër Britani të Madhe u është thënë të bëhen gati për vaksinim kundër COVID-19 brenda më pak se 10 ditëve, pasi punonjësit shëndetësor pritet të jenë të parët që do ta marrin vaksinën për faktin se vazhdimisht janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër coronavirusit, shkruan The Guardian.

Zyrtarë shëndetësorë ua kanë bërë me dije menaxhmentit të spitaleve në këtë vend se mund të presin dërgesën e tyre të parë me vaksina të prodhuara nga Pfizer/BioNtech deri në 7 dhjetor, pasi që këto ditë pritet edhe aprovimi i saj, transmeton Telegrafi.

Sipas burimeve në disa spitale në mbarë Britaninë e Madhe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pritet të pranojnë dërgesën e parë të vaksinave nga 7,8 apo 9 dhjetori.

Fillimisht vaksinën do ta marrin vetëm personeli mjekësorë si dhe të moshuarit, që konsiderohen si kategori më e rrezikuar.

Por pavarësisht se këto dy grupe janë etiketuar nga qeveria si top prioritet, shumë po e konsiderojnë si të padrejtë kjo për faktin se mund të cilësohet si “tradhti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *