Pupovci: Testi i Maturës mbahet më 18 qershor, do t’i nënshtrohen rreth 24 mijë maturantë
https://player.vimeo.com/video/706924088?title=0&byline=0&portrait=0 Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka bërë të ditur se Testi i maturës shtetërore këtë vit do të mbahet më 18 qershor, ndërkaq do t’i nënshtrohen rreth 24 mijë maturantë. Pupovci gjatë një konference për media duke folur rreth Testit të Maturës ka thënë se do të organizohet sikurse viteve të kaluara, brenda një dite.“Testi i Maturës shtetërore këtë vit planifikohet të mbahet më 18 qershor. Numri i maturantëve është diku rreth 24 mijë dhe mund të ketë edhe nxënës që vijnë nga vitet e kaluara. Testi do të organizohet sikur viteve të kaluara, brenda një dite”, është shprehur zëvendësministri Pupovci.