Pushkëpunuesit e Prizrenit emra që respektonin epokën.

0

                                  Kur  të  flitet për zejet e  vjetra të këtij qyteti të thuash sikurse ato që gradualisht janë zhdukur , tashmë edhe njerëzit apo njohësit e  kësaj lënie janë të rrallë. Dikur të moshuarit e  Prizrenit dinin të tregonin shumë  historia për  pushkataret e këtij qyteti .Por, tashmë kanë mbetur  vetëm emra rrugësh si rruga e “Pushkatarëve” apo edhe mbiemra  familjesh që janë marrë me atë zeje  si familja  Pushkatari,Tufekçiu , apo  ndonjë të ngjashëm. Për të  ofruar sa më shumë fakte dhe  dëshmi gazet  kontaktoi  prof dr .Nexhat Çoçaj   njohës i kësaj lëmije  për  zejen  moçme të   pushkatarëve të  Prizrenit   që  thuhet se dikur  përbënin epokën e lavdishme. dr  Çoçaj, lidhur me këtë zeje pohon ”  Njëra prej zejeve  që i dha  emër Prizrenit, ishte zeja e  armëpunuesve. Armëpunuesit prizrenas në periudhën osmane  kishin bërë emër me  armët e tyre,  të cilat  i eksportonin edhe jashtë  Evropës. Tregu i armëve në  Prizren ishte  destinacioni i shumë vendeve të botës, meqë  ishin armë karakteristike, të  qëndrueshme, të zbukuruara mirë  dhe njiheshin si armë  precize.  Kualitetin e armëve  e mundësonte  mënyra e punës, që  ishte  kryesisht punë dore, meqë  armëpunuesit në masë të madhe e shfrytëzonin edhe lumin , përkatësisht ujin e lumit për shpuarjen e tytave  dhe punimin e  pjesëve të armëve. Nga  armët e armëpunuesve  prizrenas  ishte  e  furnizuar edhe një pjesë e ushtrive  elitë , siç ishte  Napoleon Bonaparta dhe  shumë  ushtarakë tjerë, që kishin marrëdhënie  ushtarake e diplomatike me oborret e pashallarëve shqiptar  siç ishte  Ali Pashë Tepelena  dhe Bushatlinjtë, të  cilët  gjithsesi armët e  armëpunuesve prizrenas i mbanin si armët më të bukura  dhe të  çmuara. Pikërisht për shkak të vlerave  të armëve,  Prizreni një kohë të gjatë deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX konsiderohej si qendër e tregtisë së armëve  dhe tregu i armëve në Prizren, ishte ndër destinacionet që u interesonte  edhe udhëpërshkruesve të huaj, që  vizitonin trojet shqiptare.

          Armëtarët prizrenas në shekullin XVIII armët që i punon ishin kryesisht të tipit arabo-turke dhe  quheshin kapsollaqe  dhe breshana.  Këto armë  u përdorën në masë të madhe edhe nga  shqiptarët  gjatë  kryengritjeve  kundër Malit të Zi dhe  Serbisë. Në fakt  armët e tipit breshana ishin armë  që  veçoheshin edhe për nga mënyra  e  zbukurimit, meqë kryesisht mbaheshin në brez.  Varësisht nga  çmimi varej edhe  zbukurimi, meqë kishte armë të zbukuruara edhe me fije ari e të mos flasim për agjent.  Ndërkaq  nga fundi I shekullit XIX  armëtarët  Prizren nisën të punojnë armët e  njohura me  emrin “Martina”, që ishin të gjata  dhe të shkurtër, por  që  edhe këto kishin kondakun e zbukuruar.  Ndër  pushkatarët  që njihen në kujtesën etnografike  të Prizrenit  ishte  Idriz  Buza,  dhe nga fundi I shekullit XIX  edhe  Haxhi Ibrahimi. 

Në  qytetin e Prizrenit sot,  ka ngelur  mbiemri  “Namlexhi” prej zejes  së armëpunuesve, meqë me këtë  emër  quheshin punëtorët që bënin shpuarjen e  tytave të pushkëve  me fuqinë e ujit të Lumëbardhit.” tregon dr  Çoçaj.   Sipas Binak Berishën i moshuar  97 vjeçar  tregon se  dikur rreth xhamisë së  Sejdi Beut  kishte  shumë prodhues të armëve koleksioni i armëve përmbante armë të të gjitha llojeve, prodhime vendi që i prodhonin  prizrenasit që kishin punëtorinë  buzë  Bistrice.Artileri e lehtë (topa të vegjël),shek.XIV – Armë zjarri, krahu ose brezi të shek. XVII e në vazhdim. Armë të ftohta tipesh të ndryshëm,shek .XVIII – XX.ta  një  lloj arme e veçantë.: trego  ai dhe   pohon ka pas  edhe të tjera por unë  nuk ua kam ditur emrat. Prizreni ai tregon se  kishte të zhvilluar zejtarinë, por, përpunimi i armëve ishte ajo më  kryesorja që patën  bë  Prizrenin qendrën e botës  për armë që atëbotë kishte edhe  pushkë e armë tjera të zbukuruara me  argjend. Derisa  kjo e bëri  Prizreni si një  farë  vendi të pasur.

                  Q.THAÇI  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *