PZAP i refuzon ankesën VV-së për rinumërim të votave në disa vendvotime në Prizren

0

                 Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka refuzuar ankesën Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për shpalljen e rezultateve përfundimtare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të Prizrenit.Siç bëhet e ditur në vendimin e PZAP-së, është refuzuar e pabazuar pjesa e ankesës ku VV-ja ka kërkuar që në 22 vendvotime dhe në Qendrën e Votimit të fshatit Hoqë e Qytetit, të anulohet rezultati i publikuar dhe të urdhërohet KQZ-ja që ta organizojë rivotimin, si shkak i difrenecës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimeve në kutitë votimit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Po ashtu, sipas vendimit të PZAP-së, është hudhur i pasafatshëm apeli i paraqitur nga VV-ja me seli në Prishtinë, kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezuktateve përfundimtare për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 14 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *