Qasja e Presidentit Trump për ndaljen e luftës në Ukrainë dhe impakti global. –Shkruan; Gjeneral Hisen BERISHA

             Qasja e Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë me Rusinë është një strategji që sfidon qasjen tradicionale të administratave të mëparshme dhe të Bashkimit Evropian. Nëse analizohet nga një këndvështrim realist dhe strategjik, kjo iniciativë mund të sjellë rezultate më të shpejta dhe efektive, duke shmangur burokracinë evropiane dhe interesat kontradiktore brenda NATO-s dhe BE-së. SHBA duhet të marrë drejtimin në negociatave për ndaljen e luftë Rusi – Ukrainë Presidenti Trump ka qenë gjithmonë i qartë se politika e jashtme amerikane duhet të mbrojë interesat kombëtare të SHBA-së dhe aleatëve të saj të drejtpërdrejtë, pa u ndikuar nga burokracia evropiane, e cila shpesh ka treguar hezitim dhe hipokrizi në raport me Rusinë, pasi që BE-ja ka ndërvarshmëri ekonomike me Rusinë. Edhe pse shtetet evropiane i kanë vënë sanksione Rusisë, ato vazhdojnë të jenë të varura nga energjia ruse. Përpjekjet për të ulur këtë varësi janë të ngadalta, dhe ndërkohë, shumë vende evropiane kanë lehtësuar ndikimin e sanksioneve për të ruajtur stabilitetin ekonomik të tyre. Kjo tregon se BE-ja nuk është e pozicionuar për të qenë një ndërmjetës i besueshëm në këto negociata. Për to ilustruar dobësitë e BE si ndërmjetësuese duhet anslizuar shembulli i dialogut Kosovë-Serbi. Kjo situatë e dialogut Kosovë-Serbi, është një shembull i qartë i paaftësisë evropiane për të menaxhuar konfliktet. Për vite me radhë, BE-ja ka dështuar të sigurojë një marrëveshje përfundimtare, pasi ka lejuar Serbinë të shantazhojë procesin, duke mos vënë presionin e duhur për të arritur një zgjidhje të drejtë. Prandaj, nuk ka arsye të besohet se një qasje evropiane ndaj luftës në Ukrainë do të ishte më efikase. Duke marrë parasysh këto fakte, është e logjikshme që Presidenti Trump të kërkojë të zgjidhë këtë çështje në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetësimin e Evropës, e cila nuk është e aftë të bëjë një ndërmjetësim të paanshëm. Një nga pikat më të debatueshme ka qenë përjashtimi i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nga negociatat. Kritikët e kësaj qasjeje argumentojnë se një marrëveshje pa pjesëmarrjen e Ukrainës mund të jetë e papranueshme për Kievin. Megjithatë, realiteti është se Zelensky nuk është në një pozicion të fuqishëm për të vendosur kushtet e tij, pasi Ukraina është plotësisht e varur nga ndihma perëndimore. Prandaj mund të konkludoj se: – Lufta e gjatë nuk është në interesin e Ukrainës, qoftë edhe për tu bërë varri i Rusis, ngase lufta e ka shkatërruar ekonominë dhe infrastrukturën e Ukrainës, ndërsa përkrahja e Perëndimit ka filluar të lëkundet, veçanërisht në SHBA, ku shumë amerikanë nuk mbështesin një angazhim të gjatë ushtarak. Nëse Presidenti Trump arrin një marrëveshje që ndalon luftën dhe siguron stabilitet, Ukraina do të detyrohet ta pranojë. – Reagimi i Mbretërisë së Bashkuar përkatësisht Kryeministrit Keir Starmer ka treguar rezerva ndaj kësaj qasjeje, por Mbretëria e Bashkuar është në një pozicion unik për të balancuar interesat amerikane dhe evropiane. Britania që nga brexiti nuk është pjesë e BE-së, por mbetet një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës. Duke marrë një rol aktiv, Londra mund të ndihmojë në sigurimin e një marrëveshjeje që nuk e lë Ukrainën tërësisht të pambrojtur, por që gjithashtu nuk e zgjat artificialisht luftën. Pakënaqësitë e liderëve evropianë dhe roli i Macronit Presidenti francez Emmanuel Macron ka marrë iniciativën për të mbledhur liderët evropianë në një takim urgjent për të diskutuar mbi rolin e Evropës në këto negociata. Por është e rëndësishme të analizojmë motivet pas kësaj lëvizjeje për mes disa tezave. Deri me tani Macron nuk ka pasur asnjë iniciativë të mëparshme të suksesshme. Deri më tani, ai ka dështuar të marrë një rol udhëheqës në politikën e jashtme të BE-së. Kjo përpjekje për të vendosur Evropën si një faktor kyç në negociatat me Rusinë, më shumë mund të shihet si një manovër për të forcuar pozicionin e tij politik sesa një përpjekje e sinqertë për të arritur paqen. Lufta në Ukrainë për interesat e industrisë ushtarake evropiane, ka qenë një mundësi që kompanitë evropiane të mbrojtjes, të tregtojnë armatime dhe municione. Këtu kan përfituar edhe shtete që kanë hezituar ti vënë seksione Rusis, siç është rasti i Serbis që ka vu në prodhim mbi 50 njësi prodhuese të industrisë së mbrojtjes. Një përfundim i shpejtë i luftës do të ndikonte negativisht në këto interesa. Prandaj, disa vende evropiane mund të kenë motive të fshehura për të mbajtur konfliktin të hapur. Ky konflikt në afatgjatë rrezikon stabilitetin evropian, ndërkohë që në kontekst me të gjerë të sigurisë globale mund të inkurajohet Kina në Tajvan. Një nga shqetësimet e ngritura nga kritikët e qasjes së Trump është se një marrëveshje e shpejtë me Rusinë, mbi parimin e forcës, që respekton gjëndjen faktike në teren, mund të shihet si një shenjë dobësie dhe të inkurajojë agresorë të tjerë si Kina. Ky është një argument që meriton vëmendje, por duhet analizuar me kujdes në kontekst se: – Rusia nuk është në pozicion për të vazhduar një luftë afatgjatë. Moska është tashmë e lodhur ekonomikisht dhe ushtarakisht. Humbjet nga rënia e eksportit me theks me vendet e BE, janë të papërballueshme për ekonominë në rënie të Rusisë. Një marrëveshje që i detyron të ndalin luftën, pa përfitime të mëdha, do të ishte një sinjal që SHBA nuk e toleron agresionin, por në të njëjtën kohë e menaxhon atë pa konflikt të përjetshëm. – Vlerësoj se ekziston rreziku i qëndrueshëm se, nëse SHBA fokusohet në Ukrainë për një kohë të gjatë, Kina mund ta shohë këtë si një mundësi për të lëvizur ndaj Tajvanit. Një mbyllje e shpejtë e konfliktit në Ukrainë i lejon Uashingtonit të rikthejë vëmendjen tek Indo-Paqësori dhe të dërgojë një sinjal të qartë Pekinit se nuk do të tolerojë një agresion të ngjashëm. Kështu që vlerësoj se, niciativa e Presidentit Trump për të ndaluar luftën në Ukrainë është një qasje realiste dhe pragmatike që shmang burokracinë dhe interesat e dyshimta evropiane. BE-ja nuk shihet si një ndërmjetës i besueshëm për shkak të varësisë së saj nga Rusia dhe historisë së saj të dështimeve diplomatike. Pakënaqësitë e liderëve evropianë janë kryesisht të lidhura me interesat e tyre ekonomike dhe politike, ndërsa roli i Mbretërisë së Bashkuar do të jetë kyç për të siguruar një marrëveshje që balancohet mes interesave amerikane dhe evropiane. Pra, një përfundim i shpejtë i konfliktit në Ukrainë mund të jetë më i dobishëm për të ruajtur fuqinë amerikane në arenën ndërkombëtare dhe për të parandaluar lëvizjet agresive të Kinës. Kjo krijon hapësirë për zgjidhjen e shum proceseve politike nëpër Botë, me theks në vendet e Ballkanit Përendimor – përmbylljen e procesit politik të shtetit të Kosovës, duke i ratifikuar kufirijt ndërkombëtar të saj dhe shuarjen e ambicieve të Serbisë për protagonizëm në Ballkan, duke e detyruar në respektimin e statusit të komuniteteve joserbe në veri e jug, në trevat e tyre autoktone, për të ndërtuar odentitetin e tyre autonom. Në ketë kontekst, vendet/qeveritë e Ballkanit, duhet të jenë të gatshme për lëvizje politike që do e ridefinojnë ekzistencën e tyre politike, ekonomike dhe strategjike./QendraPress.com/