Që katër vjet invalidët e UÇK-së pa fond për proteza,reagon deputeti Hisen BERISHA
Për afër katër vite, invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbetur pa proteza të reja. E gjithë kjo pasi ekzekutivi nuk i ka ndarë mjetet për t’i paguar ato. E këto shqetësime, janë ngritur disa herë nga deputeti i PDK-së, Hisen Berisha me të cilën bisedoi Ekonomia Online.Berisha thotë se shqetësim e kanë edhe trajtimin jo adekuat që u bëhet veteranëve e invalidëve të luftës. Të parët kanë mbetur jashtë Pagës Minimale, ndërsa të fundit pa proteza.Berisha, që dikur ishte komandant i UÇK-së, tregon për Ekonomia Online shqetësimin e tij për mosfutjen në buxhetin e vitit 2024 blerjen e protezave ose riparimin e tyre.
Shkak i shumicës parlamentare që e ka Lëvizja Vetëvendosje, deputeti i PDK-së thotë se nuk është përkrahur një amendament për t’i blerë ato, paçka fajtor e bën kryeministrin Albin Kurti.
“Temën e çështjes së trajtimit të invalidëve të luftës dhe atyre që kanë pasoja e që janë të detyruar të mbajnë proteza për t’i zëvendësuar pjesët e caktuara që i kanë humbur gjatë luftës e kemi ngritur në Parlament, e kemi ngritur edhe si çështje për të futur në ligjin e buxhetit, mirëpo Qeveria e ka refuzuar e kanë shumicën e votave dhe nuk e ka përkrahur këto propozime. Sot të gjitha ata që bartin proteza përjashtuar ata që kanë fuqi ekonomike, kanë arritur t’i rinovojnë protezat, përndryshe të tjerët janë në gjendje të mjerueshme”, thotë Berisha, teksa përmend rastin e një ish-luftëtari me kushte të rënda ekonomike që nuk po mund t’i sigurojë protezat e reja. Thotë se në luftë i ka të humbura dy këmbët.
“… unë e kom përmend shumë herë Ferat Ademin e Zhurit. Ai i ka të prera të dyja këmbët, i ka protezat e vjetra, mirëpo ato paskan një pjesë plastike që montohet në vendin ku është këputur këmba dhe kur qëndrojnë për vite ta tëra ajo fillon të zbutet se ajo mbushet mandej ajo lëshohet, mbushet edhe mandej fiton elasticitet edhe ajo më nuk është stabile dhe ai njeri nuk është më i sigurte me qëndrua në to. E kemi provuar në rrugë private kanë kosto të lartë për Feratit shembull që jam interesuar personalisht kishe dikun rreth 50 mijë euro proteza domethënë nuk e përballon ai së pari se jeton nga paga e invalidit nuk munden as edhe shokët me i mbledh me i bashku se secili është në hallin e vet por nuk është kjo rruga që duhet mu trajtu edhe këtu duhet shteti ka ligje për atë temë, ligjet e obligojnë qeverinë që të përkujdeset për ta deri me sot nuk ka pas proteza që i kanë trashëguar nga kohët e kaluara 10-15 vite me ato kanë mbet ende, kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asgjë”, deklaroi Berisha.
Për nga trajtimi i veteranëve, deputeti i PDK-së e krahason Qeverinë e Kurtit me atë të Serbisë. Kërkon të merret shembull ShBA-ja se si trajtohen veteranët atje.
“As Qeveria e Serbisë nuk i kishë trajtuar kështu. Armik që është më i madhi i joni mënyra pra se si po trajtohet kjo kategori. Duhet të trajtohet në mënyrë meritore, shiheni në Amerikë cili është statusi i veteranit ato janë kategoria më e vlerësuar në shtet, presidentin kur atje donë më marr një vendim i thërret dhe i kontakton dhe i konsulton, mbase hiç nuk ja merr vendimin e tyre sepse nuk mund të jetë mendim i avancuar të paktën e përmbush atë anën morale të trajtimit ose të respektimit sepse ata janë njerëz që kanë sakrifikua për këtë vend dhe nuk mundesh me marrë vendime me bë një statut për një ‘Zajednicë’ siç po pretendon ky kryeministri të paktën pa u ulë me ta me thënë çka po mendoni ju se ju e keni dhënë gjakun edhe jetën që ua ka falë Zoti”, thotë Berisha.
Berisha thotë se nuk do të ndalen deri në zgjidhjen e këtij problemi. Përmend edhe kushtëzimet për të arritur këtë qëllim. Shqetësimet i shpreh edhe për përjashtimin e veteranëve nga Paga Minimale.
“Ky është një qëndrim amoral i kësaj qeverie dhe kësaj politikbërje, e kanë arrogancës e numrave po e shtyn në kuvend, besoj që do ta gjejmë formën me i pru në pozicion që me kushtëzua një proces diçka me zgjidhjen e problemit të veteranëve edhe invalidëve se edhe veteranët janë përjashtuar nga ligji i pagës minimale që është shumë e padrejtë sepse neni 18-të e thotë shprehimisht se paga e veteranëve nuk guxon të jetë nen nivelin e pagës minimale për më shumë e vlerëson qeveria se ka buxhet”, u shpreh ai.
Ekonomia Online ka provuar të marrë një përgjigje nga Qeveria e Kosovës, për arsyet e bllokimit të pajisjes me proteza, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.