Qëndrimet e bashkëluftëtarëve tanë në paraqitje para gjykatës ishte plotë krenari – Shkraun Nehat Elshani,sekretar i vlerave te luftes dega e PDK ne Prizren
E para imponimi i krijimit të Gjykatës Speciale është e padrejtë, është një etnike dhe raciste. Gjithashtu edhe arrestimet e udhëheqësve të Organizatës së veteranëve të luftës është vetëm një spektakël ku mundohen që dështimet e veta ti ja adresojnë tjetërkujt. E askujt tjetër nuk është përgjegjësia e daljeve të dosjeve në publik, pos e Prokurorisë Speciale, prokurori e cila dështoj të ruajë sekretin e vet dhe si pasojë është e desktredituar. Këtu me së paku ka faj OVL- ja, ku me një telefonat kanë mund ti thirrin dhe ata ishin paraqit, e jo të bëjnë spektakle, se tek e fundit një shtëpi e kem e ajo është Kosova . Nuk kemi shtëpi tjetër. Qëndrimet e bashkëluftëtarëve tanë në paraqitje para gjykatës ishte plotë krenari, sepse ata e din, siç e dimë edhe ne se nuk kanë kurrfarë faji. Por siç shihet spektakli do të vazhdon dhe ata që janë mësuar që të sakrifikojnë në kohërat më të vështira, nuk do të ndalen se sakrifikuari kurrë. Dhe për fund, lufta si akt madhështor ka përfunduar me 1999, por lufta për luftëtarin e vërtetë nuk përfundon kurrë deri në amshim’’/qendrapres.com/