Qerdhja publike ‘’Zambaku’ sot, shënoi 1 Vjetorin e themelimit
Qerdhja publike ‘’Zambaku’’, në lagjen ‘’11 Marsi’’,në Prizren, sot, shënoi 1 Vjetorin e themelimit me një program të pasur artsitik të përgatitur nga fatosat dhe edukatorët e kësaj qerdhe. Për punën e kësaj qerdhe ka folur drejtoresha Vlora Karavidaj e cila ka vlerësuar lartë punë dhe angazhimin që po bënë kjo qerdhe.Aj tha se Në emër të fëmijëve edukatoreve dhe në emrin tim ju falenderojmë për kohën që na përkushtuat dhe na nderuat me pjesëmarrje në këtë event festiv. Sot Institucioni parashkollor feston ditëlindjen e parë të themelimit të saj e njëherit edhe pagëzimin e saj me emrin ZAMABAKU, andaj urime dhe e gëzoftë emrin.
Edukimi në fëmijërinë e hershme është faza e kujdesit dhe investimit më intenziv të zhvillimit të fëmijëve, andaj si investim I drejtpërdrejtë insitucioni ynë ofron vlerat më të rëndësishme për fëmijët sic janë individualiteti, autonomia, vetbesimi, zhvillimi I tërësishëm I fëmijës, zhvillimi I aftësive komunikuese, respekti e dashuria ndaj vendit si dhe kompetencat sociale. Sot ky institucion kujdeset dhe edukon rreth 130 fëmijë të grupmoshave 3 deri 6 vjeç, duke përfshirë paralelen e komunitetit turk dhe atë boshnjak.
Për një vit rresht fëmijët u ambientuan, u familjarizuan dhe gëzuan kujdesin e edukatoreve shembullore e njëherit edhe stafit përkushtues. Ata sot kanë përgatitur një program të pasur kulturo-artistik I cili do të përcjellë tek ju emocione të veçanta, po njëjtë sikurse ju kanë përcjellë çdo fund dite kur jeni takuar me ta pas ditës së kaluar me ne.Tha ajo
Këtë event e nderoi edhe drejtoresha e arsimit znj. Luljeta Veselaj Gutaj, me një fjalë rasti.
Kurse fatosat me programet e tyre i aregtuan shumë të pransihëm ku kishte zv ministra përfaqësuesë ndërkomëtar si dhe mysafirë të shumtë./Rtv Besa/