Qeriqi i kërkon presidentes që mos ta dekretojë Ligjin për pagën minimale

Xhevdet Qeriqi, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fushë-Kosovë, ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që mos ta dekretoj Ligjin për pagën minimale, i cili u votua dje në Kuvend. Qeriqi, i kërkoi këtë hap të parës së vendit, meqë veteranët nuk janë përfshirë në këtë projektligj. Ai tregoi se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare nuk janë në gjendje të mirë, duke u ballafaquar me një mori gjërash. “Unë kisha kërkuar fillimisht nga presidentja që ta mos dekretojë këtë projektligj dhe më pas të takohemi me kryeministrin dhe t’i kërkojmë që të ndërmarrë hapa në këtë drejtim”, u shpreh Qeriqi në Klan Kosova. “Luftëtarët e UÇK-së janë në gjendje të mjerueshme kanë probleme të ndryshme, me gjendje të rëndë ekonomike, kemi shumë luftëtarë që kanë humbur gjymtyrët dhe sot po përballen me probleme të protezave, nuk po ndërmerret asnjë hap”.