Qerkini: Kurti kurrë s’na ka vizituar, po del kundër miqve

Bajram Qerkini, edhe pse në moshë të shtyrë mbetet që nga pas lufta zëri i familjarëve të personazhe të zhdukur.83-vjeçari, babi i një djali të zhdukur në vitin 1999, është i zhgënjyer me punën e institucioneve karshi fatit të këtyre personave.Qerkini, i cili e udhëheq Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur, thotë se ata kryeministri Albin Kurti nuk i ka vizituar kurrë. Madje, ai thotë se krerët e institucioneve nuk po dakordohen për vendime të rëndësishme me aleatët. “Albin Kurti nuk ka ardhur në këtë zyrë kurrë, po as në atë tjetrën. Mendojnë se janë më të mençur se ata. Më të mençur se amerikanët, më të mençur se anglezët, më të mençur se krejt shtetet e QUINT-it që kanë sjellë vendim për të na çliruar, ne po dalim më të mençur se të gjithë. Nuk po gjejmë gjuhë të përbashkët me miqtë tanë, me njerëz që duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe t’i tejkalojmë këto kriza të shekullit 21. Mos të harrojmë se është shekulli 21, nuk është më i sëpatës, ne kemi dalë para armikut edhe me sëpatë. Mirëpo, tash është lapsi”.Qerkini thotë se kjo qeveri çështjen e të zhdukurve e ka përzier me temat politike. Ndonëse shton se janë formuar disa komisione, thotë se pak punë është bërë në këtë drejtim./eo/