Qerkini: Më lehtë takohem me ambasadorin e Britanisë e të Amerikës sesa me qeveritarët tanë

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka akuzuar Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur për stagnim të punës dhe injorim të familjarëve të personave të pagjetur.Për Qerkinin është e papranueshme që çështja e personave të pagjetur të kthehet në politikë ditore dhe se sipas tij informatat që ka grumbulluar personalisht nuk janë marrë parasysh as nga komisioni qeveritar, por as nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi“3 vjet po vinë e ni takim se kom pas as nuk kanë lyp me pas takime dhe nuk ka takime, e ka plan program Andin Hoti, 1 here në muaj t’na takon merre me men krejt këtë kohë prej që është Besnik Bislimi, krejt 1 herë kom pas takim me të dera thotë është hapur, dera hapur po takime s’ka kurrë, kurrë nuk ka ardhë me ba ni bisedë me njerëz që kanë dhanë informata, ma lehtë takohem me ambasadorin e Britanisë e të Amerikës se me qeveritarët tanë”, tha Qerkini për RTV21.