Qeshmja elektrike për pak ia dogji shtëpinë prizrenasit
Mbrëmë në fshatin Gjonaj të Prizrenit për pak u dogj një shtëpi. Rubinetit elektrik i kishte hyrë flaka por që fatmirësisht kjo është vënë re nga familjarët. “Deshta me dhënë një këshillë për krejt ata qe dojn me ble ni qesi qeshme qe e nxejn ujin meniher, mos ta blejn se munen me pësu si unë sot që ke tu mu kall shtëpia shkaku qe i kish hi flaka qeshmes. E kom ble ni qeshme me porosi si kjo e ngjashme në foto edhe kanë thënë qe e nxejn ujin meniher, i ka 3 javë ndoshta qe e kom ble, edhe parzit shyqyr zotit qe kem krejt qut edhe ka shku ni motër posht e ka pa që nkuzhin kish marrë flakë qeshmja edhe direkt e kom nal skllopken edhe jemi mundu me fik zjarrin shyqyr pa dëme të mëdhaja materiale edhe në njerëz”, tha një nga banorët e kësaj shtëpie për Indeksonline. Tutje ai tha se rasti ka ndodhur pak para mesnate.“Edhe ora e gjumit, shyqyr qe ishem qut të gjithë se t’ishem kon ngjumë ish kon tmerr“, u shpreh ai.