Qeveria duhet që urgjentisht të sigurojë vaksinat për të gjithë popullatën pa përjashtim- Shkruan: Mr Fadil Berisha , zyrtar i lartë nga ‘’Hidroregjioni Jugor’’ –Prizren

0

Sipas informatave tashmë zyrtare, gjendja aktuale me virusin Covid 19 është mëse alarmante. Kjo situatë është pasojë e jo seriozitetit të gjendjes si nga organet kompetente por edhe nga qytetarët. Qeveria e tanishme duhet që urgjentisht të analizojë me profesionalizëm  gjendjen aktuale dhe të marrë masat adekuate, sipas rekomandimeve te eksperteve. Njëra nga masat tashme zyrtarisht e publikuar është vaksinimi i popullatës. Qeveria duhet që urgjentisht të siguroje vaksinat për të gjithë popullatën pa përjashtim.

Në këtë̈ aspekt duhet të bashkëpunojë shumë më tepër me shtetet mike të Kosovës pa anashkaluar këtu edhe shtetin Shqiptarë. Lidhur me efektet negative, mendoj se janë shumë te papërfillshme, dhe nuk duhet te përhapë panik të panevojshme. Kjo pyetje nuk duhet as që të parashtrohet fare.

Në vendë të kësaj duhet të rriten angazhimet e gjithanshme e të gjitha institucioneve qeveritare dhe jo qeveritare, në rendë të parë për të siguruar numrin e mjaftueshëm të vaksinave dhe të përgatitet një plan adekuat për te vaksinuar te gjitha shtresat e popullatës, sipas prioriteteve./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *